GazetaMax
LAJME

Bytyqi: BRT nuk mund të ishte më i dëmshëm se autobusët 30 vjet të vjetër

Shkup, 6 dhjetor – Bas rapid transit (BRT) që e financon Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) nuk mund të jetë më i dëmshëm për Shkupin se autobusët të cilët qarkullojnë, ndërkaq janë 30 vite të vjetër, porositi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Për fat të keq gjendja në Qytetin e Shkupit është prej vitit 1980 dhe nuk i ngjan qytetit që është kryeqendër e vendit që aspiron të jetë anëtare e BE-së. Në Qytetin e Shkupit na nevojiten zgjidhje nga viti 2040 apo 2050 dhe konsideroj se BRT është mu një zgjidhje e tillë. Më vjen keq që nuk ulen dhe të shihen, t’u lihet atyre që janë më të matur dhe më të thirrur të thonë se cila është zgjidhja për transportin në Qytetin e Shkupit”, tha Bytyqi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të Tryezës së rrumbullakët për Programin për mbështetje të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ai theksoi se mbetet në qëndrimin se BRT është zgjidhje e cila duhet të zbatohet, sepse me të qytetarët do të fitonin transport më cilësor, më të shpejtë dhe më të pastër në qytetin i cili me atë do t’i ngjajë një qyteti modern.

Projekti BRT, i cili është në vlerë prej 70 milionë eurove dhe financiarisht i mbështetur nga BERZH-i, e filloi administrata e kaluar e qytetit. Për të ishte marrë edhe kredi, por pas ndryshmit të pushtetit lokal projekti ishte ndërprerë sepse kryetarja e re e Qytetit, Danella Arsovska dhe shumica në Qytetin e Shkupit konsideronin se BRT nuk është projekt i shpagueshëm ekologjik.

Related posts

Xhaferi u takua me ambasadorin e sapoemëruar hungarez Kllajn

e-max

Osmani: Mërgimtarët që kanë M-kartë, janë të privilegjuar në aeroporte

e-max

Lirohen dy policë nga aksioni në “Tabanoc”

e-max