Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka bërë të ditur se strategjia po hartohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, me synimin që kërkesat dhe sugjerimet e studentëve të merren parasysh.
Ai ka theksuar se krahas fuqizimit të arsimit parauniversitar, reforma do të përfshijë edhe arsimin e lartë.
Sipas tij, Kosovës i nevojiten universitete që përgatisin kuadro të afta për tregun e punës dhe që zhvillojnë shkencën në funksion të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.
Çeku ka vlerësuar se përfshirja e studentëve në këtë proces është e rëndësishme për ndërtimin e një strategjie që adreson nevojat dhe sfidat e sistemit arsimor.
Burimi: botasot.info
