GazetaMax
LAJME

Çfarë thotë Pendarovski për mobilizimin në Rusi?

Shkup, 22 shtator – Thirrja e presidentit rus Vlladimir Putin për mobilizim shtesë në Rusi, sipas kreut të shtetit Stevo Pendarovski, mund të përkeqësojë situatën në Ukrainë, por edhe në mbarë botën.

Në një intervistë për TV Klan Maqedoni, ai shton se rrjedha e ngjarjeve nuk mund të parashikohet, por nëse presidenti rus përdor armë bërthamore, do të jetë një “tmerr për botën”.

“Ky zhvillim i fundit i ngjarjeve, me thirrjen shtesë të 300,000 ushtarëve nga rezerva ruse, me urdhër të Presidentit Putin, mendoj se vetëm do ta përkeqësojë situatën. Kjo tregon se ai person me të vërtetë jeton në një realitet paralel. Frika ime është se nëse ai vazhdon të ecë keq në plan ushtarak, ai mund të marrë në konsideratë marrjen e masave më radikale, madje, siç sugjerojnë disa analiza, të ashtuquajturat armë bërthamore taktike, që do të ishte një fatkeqësi absolute për botën. Ju nuk mund të përdorni vetëm armë bërthamore në një nivel mikro dhe të dëshironi të arrini disa qëllime të pjesshme. Nëse është, Zoti na ruajt, do të jetë fillimi i një lufte bërthamore dhe të gjithë e dimë se si përfundon kjo. Nuk do të jetë film hollivudian, fatkeqësisht do të jetë një horror në të cilin do të gjendemi të gjithë”, thotë presidenti Pendarovski.

Nga ana tjetër, siç thekson kreu i shtetit, shpreh kënaqësinë që për një agresion kaq të drejtpërdrejtë, nga një shtet anëtar i KB-së dhe Këshillit të Sigurimit, ndaj një anëtari tjetër të KB-së, gjithë botës demokratike, qoftë edhe asaj që është më pak demokratike, plotësisht u bashkua, jo vetëm në dërgimin e armëve atje, por edhe në dënimin politik.

” Njëqind e dyzet e një vende dënuan pushtimin rus të Ukrainës, në mars, në fillim të pushtimit. Është një shumicë që nuk është vërejtur për një vend të madh, asnjëherë në historinë e KB-së”, thekson Pendarovski në intervistë.

Related posts

Kryqi, Bilall Kasami dhe “Popova Sapka”

e-max

Institucionet në gjum të thellë, po shfaroset mali Sharr

e-max

Zhdukja e dy shokëve në Sarandë/ Arrestohet një 28-vjeçar, dyshohet se ka informacion mbi ngjarjen

e-max