GazetaMax
SPORT

Chelsea dhe Manchester City mund të bëjnë shkëmbim spektakolar në verë

Chelsea dhe Manchester City janë lidhur me një marrëveshje të bujshme shkëmbimi që mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës.
Pavarësisht se ka shpenzuar mbi 300 milionë euro në afatin kalimtar të janarit, pronari i Bluve, Todd Boehly tashmë është duke hartuar listën e tij të dëshirave përpara verës.
City nga ana tjetër thuhet se po planifikon të nënshkruajë me një mbrojtës të krahut në afatin e ardhshëm të transferimeve pasi Pep Guardiola kërkon të zëvendësojë Joao Cancelon.
Kjo mund të çojë në një marrëveshje spektakolare shkëmbimi midis Chelseat dhe Cityt.
Edhe pse Cancelo është aktualisht në huazim te skuadra gjermane, Bayern Munich, opsioni i blerjes prej 70 milionë eurosh mendohet të jetë shumë i lartë për klubin Bavarez.
Sipas 90min, Chelsea është një nga klubet e shumta që po vëzhgojnë situatën në lidhje me Cancelon.
Raportimi bën të ditur më tej se Bayerni në vend të kësaj po kërkon të bëjë një marrëveshje afatgjatë për portugezin, por për një çmim më të ulët.
City thuhet se është i interesuar për Ben Chilwell të Chelseat. Specialisti i transferimeve Fabrizio Romano tha për Caught Offside: “Ben Chilwell është një nga lojtarët që është vlerësuar nga Manchester City prej vitesh”.
Kjo mund të bëjë një operacion shumë interesant – pasi Cancelo mund të shkojë në Chelsea ndërsa Chilëell të transferohet në stadiumin Etihad.

Related posts

Rivalët njëzëri e duan ndëshkimin e Manchester Cityt – pas 100 shkeljeve të FFP

e-max

Arsenal dëshiron lojtarin 60 milionësh

e-max

Conte shtyn për transferimin e Zaniolo

e-max