GazetaMax
Kuriozitete

Cikalleshi dygolësh në fitoren me përmbysje, edhe Çekiçi protagonist

Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në fitoren 2-3 me përmbysje që Konyaspori arriti në fushën e Kayserisporit.

Vendasit shënuan dy gola brenda çerekorëshit të parë të takimit. Konyaspori shkurtoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërsa për të përmbysur gjithçka mendoi sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Cikalleshi gjeti golin e barazimit në minutën e 52-të, duke treguar aftësitë si goleador.

31-vjeçari nga Kavaja realizoi një tjetër gol dhjetë minuta më vonë.

Krosim i Endri Çekiçit nga e djathta dhe finalizim me kokë i Cikalleshit, i cili është ngjitur në shifrën e 9 golave sezonalë në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi shqiptar numëron edhe dy asiste. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Konyasporin, që ka forcuar pozitat si forcë e dytë e kampionatit.

Related posts

Lopez: Ky sulmues është i duhuri për Milanin

Gazeta Max

Ancelotti për Courtois: Ai ka stërvitur normalisht sot, do ta ketë edhe një test nesër

Gazeta Max

Ndodh befasia e dorës së parë, Maqedonia e Veriut shokon Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror

Gazeta Max