GazetaMax
LIFESTYLE

Cilat janë mundësitë për in-vitro të suksesshme?

Infertiliteti është sëmundje heterogjene me etiologji shumëdimensionale që prek rreth 22% të popullatës riprodhuese.

Mundësia për infertilitet varion në disa rajone dhe shtete të ndryshme, por në të gjitha rastet, është rritur numri i çifteve të cilët vizitojnë qendrat që ndihmojnë riprodhimin.

Shumë nga pacientët mendojnë se in-vitro ka sukses. Shumica mendojnë se in-vitro ka sukses në 80% të rasteve.

Në realitet gjerat janë më ndryshe se sa duken. Edhe një çift i ri infertil që mundohet të riprodhojë në formë natyrale ka nivel të suksesit prej 15-20%. Suksesi në fertilitet nvaret nga shumë elemente, siç janë mosha, lartësia dhe pesha e trupit (body mass index), rezerva ovariale; numri, lëvizshmëria dhe morfologjia e spermatozoideve, historia e riprodhimit (viti i trajtimit të sterilitetit, shtatëzënia, aborti spontan dhe tjera).

Gratë me mundësitë më të mira për sukses nga një in-vitro proces, gjatë një cikli kanë sukses prej 40%. Mesatarja e grave që kanë sukses nga procesi in-vitro është 25-30%. Kjo mesatare mund të ndihmojë në sjelljen e vendimit për të vazhduar me tentimet për in-vitro dhe mos të dekurajohen pas një tentimi të dështuar.

Related posts

Ujku femër kur gjen partnerin e jetës, tërë jetën jeton me të dhe nuk e zëvendëson me një tjetër as pas vdekjes së tij

e-max

Kjo është Kaltrina Balaj e “Elizabbeta Franchi” brendit që e adhurojnë femrat

e-max

Farat e specit plot vitaminë C, mos i hidhni

e-max