GazetaMax
LAJME

Debat publik dhe prezantim i Planit Urbanistik për Ndërtim të Gazsjellësit me Greqinë

Në hapësirat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve sot u mbajt debat publik për Planin Urbanistik për zonat dhe objektet me rëndësi shtetërore të gazsjellësit Republika e Maqedonisë – Republika e Greqisë.

Qëllimi i debatit publik ishte që të njihet publiku i gjerë për trasenë e planifikuar të gazsjellësit që do të na lidhë me Republikën e Greqisë, ndërsa morën pjesë përfaqësues nga investitori – Burime Nacionale Energjetike, planifikuesit dhe projektuesit e trasesë dhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Paraprakisht, Plani Urbanistik për Ndërtimin e Gazsjellësit ishte publikisht i prezantuar për publikun e gjerë në formë elektronike në ueb-faqet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, komunat Negotinë, Demir Kapi, Bogdanci dhe Gjevgjeli dhe në formë letre në hapësirat e institucioneve të lartpërmendura.

Në hapësirat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, siç bëjnë të ditur nga atje, në datën 28 të këtij muaji do të mbahet edhe debat profesional me prezantim publik të Planit Urbanistik.

“Qeveria dhe ministritë dikasteriale mbeten të përkushtuara në ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim të furnizimit alternativ me gaz dhe zhvillim ekonomik të vendit”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Related posts

Konferencë “BE në kufijtë e paqes dhe stabilitetit”

e-max

Bashkëpunimi RMV-Slloveni, paralajmërohet realizimi i shumë projekteve të përbashkëta

e-max

Vala e të nxehtit në Europë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun

e-max