Aktorja dhe deputetja e ardhshme e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviq, është përballur me një incident para Kuvendit të Serbisë, ku një person i tubuar para ndërtesës i ka hedhur kos në flokë.
Ngjarja ka ndodhur teksa Vukiçeviq po hynte në ndërtesën e Kuvendit, ndërsa incidenti ka nxitur reagime nga përfaqësuesit e partisë në pushtet.
Pas rastit, kreu i grupit parlamentar të SNS-së, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se do të prononcohej në orën 09:30 në hollin e Kuvendit, lidhur me atë që ai i cilësoi si “sulme të tmerrshme të turmës ndaj deputetëve”.
Incidenti vjen në një kohë tensionesh dhe përplasjesh politike në Serbi, ndërsa deklarata e Vuçiqit pritet të sqarojë më shumë rreth reagimit të partisë ndaj kësaj ngjarjeje.
Burimi:botasot.info
