GazetaMax
LAJME

Dimitrov: Urgjentisht duhet të ndërpritet partizimi i sektorit publik

Shkup, 13 tetor – Ish ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, nevojitet të ndërprehet partizimi i pafund në sektorin publik, informon Zhurnal.

“Te administrata shtetërore janë cekur vonesat në projektet e mëdha ligjore, reformat e mëdha të cilat në themel do të thonë garë e personave të aftë, e jo ushtarëve partiakë, dhe imponimi i kësaj gare edhe për pozita të larta shtetërore në sektorin publik. Ky ligj kohë të gjatë po flitet, po punohet në të, por ende nuk është në fuqi. Është çështje e rëndësishme, e dimë se duhet t’i japim fund këtij trendi të partizimit të pafund në sektorin publik”, tha Dimitrov mbrëmë në 24 analiza.

Ai ka komentuar dhe situatën momentale të kontinentit të vjetër sa i përket luftës në Ukrainë.

“Prosperiteti i BE-së është i bazuar në dy shtylla të cilat sot po lëkunden. Më i vështirë tani është qasja ndaj tregut kinez, ndërsa Evropa kërkon mënyrë si të shkatërrojë varësinë nga resurset energjetike ruse, ndërsa për sigurinë e Evropës po mbështetemi te SHBA. Jetojmë në një kohë kur ka paparashikueshmëri radikale. Ka edhe lëvizje politike të cilat luajnë në kartën e kthimit mbrapa. Duhet të adaptohemi dhe të bëhemi rezistent ndaj ndikimeve. Madje edhe prezenca amerikane e kontinentit evropian nuk duhet të meret si diçka si e gatshme”, thotë Dimitrov./Zhurnal.mk

Related posts

Pashallarët e VMRO-së/ Deputetët që pasurohen në kurriz të qytetarëve: Si u derdhën në llogari 132 mijë euro…

e-max

Tryezë e rrumbullakët për harmonizim të programeve studimore me nevojat e tregut të punës

e-max

Njëzet persona kanë përfituar gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup

e-max