GazetaMax
LAJME

Dimovski largohet nga detyra Shef i Njësisë për intervenim

Shkup, 29 Shtator – Shefi i Njësisë së Policisë për Intervenim, Primisllav Dimovski, është ricaktuar nga detyra me kërkesë të tij, thotë MPB pas lajmit se Dimovski është larguar nga pozita e shefit të kësaj Njësie.

Personi për të cilin po pyesni është zhvendosur nga Njësia e Policisë së Ndërhyrjes me kërkesë të tij. Sipas numrit të pikëve, pozicioni i tij i ri paraqet një përmirësim nga pozita e mëparshme, thanë për “Focus” nga MPB.

Sipas informacioneve të MPB, Dimovski tani do të jetë këshilltar i lartë policor në Njësinë e Standardeve të Planifikimit Strategjik dhe Kontrollit të Cilësisë në Byronë për Siguri Publike.

Në këtë pozitë, Dimovski nuk do të jetë një nga “lojtarët” kryesorë në MPB si më parë.

Related posts

Mariçiq: Reformat janë shumë më tepër se ligjet e reja të BE

e-max

Hapet kabinet për nxënës të talentuar në “Vila Biljana” në Ohër

e-max

Disa lagje të Shkupit sot pa energji elektrike

e-max