GazetaMax
LAJME

“Ditët e mjaltit” në Shkup: Nevojitet edukimi adekuat i blerësve për të njohur mjaltin e “vërtetë”

Shkup, 22 shtator – E pashmangshme është që ne të ndryshojmë qëndrimin tonë dhe të pranojmë mjaltin si produkt të rëndësishëm jetësor në ushqimin tonë. Statistikat tregojnë se ne konsumojmë më pak se një kilogram mjaltë në vit për kokë banori ndërsa në shumë vende të botës është dhjetë herë më shumë. Gjithashtu ka gjithnjë e më shumë mjaltë që përzihet me shurupe të ndryshme për të përfituar shpejtë, duke shkatërruar vetitë e tij natyrore. Pikërisht për këtë nevojitet edukimi adekuat i blerësve, u theksua në hapjen zyrtare të “Ditëve të mjaltit 2022”.

Ditët tradicionale të ditëve të mjaltit do të mbahen në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit. Ngjarja mbahet për 18 vjet me radhë, e organizuar nga Shoqata e Bletarëve “Matica”.

Çmimi i një kavanoz me mjaltë është 600 denarë. Shitësit treguan se po përpiqen të mbajnë çmimet e mjaltit në mënyrë që çdo blerës të ketë mundësi ta blejë atë.

Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë dhe të blejnë lloje të ndryshme të mjaltit dhe produkteve të tjera të bletëve nga bletarët vendor dhe do të jenë në gjendje të marrin këshilla se si të njohin cilësinë, mjaltin e vërtetë.

Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujit Lupço Nikollovski në hapjen e sotme të manifestimit porositi se dëshiron edhe më shumë ngjarje që do të promovojnë produktet vendore.

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Arrihet armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në këtë rajon

e-max

Mislimi: IRI amerikan zbulon se Lëvizja BESA nuk tregon se nga financohet

e-max

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

e-max