GazetaMax
LAJME

Do të ketë kërkime të reja arkeologjike në lokacionin nënujor Vërbnik

Strugë, 24 Maj – Lokacioni nën ujor Vërbnik, mund të kthehet në një atraksion të ri turistik. Sipas disa hulumtimeve vitin e kaluar, aty fshihen sekrete nga epoka e hekurit, ngjashëm me Muzeun e Kockave në Gradishte. Një ekip ndërkombëtar arkeologësh së bashku me arkeolog vendas, do të punojnë në gërmimet nënujore të këtij lokacioni, në kuadër të projektit “Gërmime arkeologjike dhe ndërdisiplinore nënujore në lokacionin Vrbnik” i cili është i financuar nga Ministria e Kulturës. Do të bëhet analyze paleo-botanike, që do të pasqyrojë jetesën dhe mënyrën e të ushqyerit të popullates në atë kohë.

“Siç e dini, hulumtimet vazhdojnë që i kishim edhe vitin e kaluar në lokacionin Vrbnik, megjithatë diçka e re është që këtë vit punojmë me arkeolog ndërkombëtar, na bashkangjiten kolegët nga Zvicra, Gjermania dhe Polonia dhe këtë vit përveç analizës dendrokronlogjike, do të ketë edhe analizë paleobotanike. Mbetjet e farës që mbeten në shtresat kulturore ato përcaktojnë se me çfarë është ushqyer popullsia në atë periudhë. Kështu që do të kemi mundësinë të shohim se si jetonin njerëzit dhe si hanin.”, tha Valentina Todoroska, arkeologe.

Do të ketë edhe një ditë të hapur për publikun që të mund të njihet me rezultatet dhe faktet e hulumtimit.

“Kemi zgjedhur 21 Qershorin “Ditën e Liqenit të Ohrit”, në mënyrë që jo vetëm publiku profesionist, por edhe publiku i gjerë të ketë mundësinë të njihet me punën dhe rezultatet. Ka mundësi që me inhalator dhe maskë të shihet lokacioni, dhe ata që janë më me përvojë do të mund të jenë pjesë e aktiviteteve tona nënujore.“, tha Todoroska.

Vendbanimi parahistorik në Liqenin e Ohrit, që ndodhet midis Strugës dhe fshatit Kalisht, i vendosur 200 metra larg bregut, u zbulua në vitet 1980 nga peshkatarët vendas. Ka 500 shtylla dhe është e dokumentuar një hapësirë prej 500 m2 me material të pasur arkeologjik. Hulumtimi i parë filloi 23 vjet më parë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Related posts

BDI: Shqiptarët njëzëri mendojnë se VMRO është antishqiptare dhe antieuropiane

e-max

Aksident në rrugën Strugë – Dibër, bllokohet komunikacioni

e-max

Goran Trajkovski është emëruar u.d. drejtor i ri i ISHT-së

e-max