GazetaMax
SPORT

Drejtori i Lecce nxit spekulimet për transferimin e Umtiti

Samuel Umtiti mund të kalojë në futbollin Italian.
Lojtari i Barcelonës, Samuel Umtiti është shumë afër transferimit në Itali, te skuadra e Lecce.
Një gjë të tillë e lë të kuptohet edhe drejtori i Lecce, Pantaleo Corvino, i cili së fundmi dha disa komente për këto spekulime.
“Po punojmë në disa ide, në heshtje, dhe po shohim nëse mund t’i finalizojmë”, ka thënë Corvino.
“Në këtë pikë, gjithçka është e mundur”, ka shtuar ai.
Lecce duan ta transferojnë Samuel Umtiti në formë huazimi dhe janë duke punuar për detajet financiare të marrëveshjes. Barca duhet të paguajë një pjesë të madhe të pagës së lojtarit, nëse duan ta bëjnë të mundur largimin e tij.

Related posts

Shqiptarët pushtojnë Superligën e Turqisë në futboll – plot 17 prej tyre luajnë në 10 skuadra elitare

e-max

Dy gjigantët evropian në “luftë” për Mbappen

e-max

Real Madrid në kërkim të një mesfushori, synimin e ka te ky futbollist

e-max