GazetaMax
LAJME

Dy persona të vdekur si pasojë e stuhisë në Zagreb

Dy persona kanë vdekur në Zagreb si pasojë e stuhisë që e ka goditur kryeqytetin e Kroacisë në pasditen së mërkurës.

Tetë persona janë plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë.

Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thërrasin shërbimet e emergjencës vetëm në rast urgjence, pasi linjat janë bllokuar

Stuhia, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka zgjatur rreth 20 minuta.

Është raportuar për pemë të rrëzuara në qytet, ashtu sikurse pajisje të rënda të ndërtimit.

Related posts

Qytetarët çdo ditë përballen me ajrin e ndotur!

e-max

Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

e-max

Mickoski: Drejtorët do të dorëzojnë kallëzim penal për shpifje ndaj Arsovskës nëse nuk kërkon falje

e-max