GazetaMax
LAJME

E ENJTE 18 MAJ 2023 EkonomiPolitikëNacionaleKomunaGlobiLifestyleArteSportKalendariVideo Hajdari: “Tregu i Përbashkët” hap drejt anëtarësimit në BE, rajoni përfiton 4.2 miliardë €

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për medie për në Programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ajo tha se kjo marrëveshje është hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Hajdari ka thënë se Kosova nga kjo marrëveshje do të përfitojë një pjesë nga 4.2 miliardë euro, e planifikuara për Ballkanin.

Ajo tha se kjo marrëveshje është nënshkruar me 11 maj dhe nga kjo marrëveshje në vend bëhet fuqizimi i tregut të brendshëm, mbrojtja e konsumatorit e shumë përfitime të tjera.

Hajdari në këtë konferencë po ashtu tregoj se kush ka të drejt aplikimi nga bizneset si dhe foli për katër shtyllat që parashihen me këtë marrëveshje.

“Kosova do të jetë përfitues nga kjo marrëveshje në vlerë 4.2 miliardë euro. Me 11 maj e kemi nënshkruar marrëveshjen në Bruksel. Përfshija në këtë program që do të zgjasë deri në vitin 2027 është hap drejt integrimit në BE. Ky është programi më i madh i BE-së. Bizneset pos që vet mund të jenë përfituese mund të jenë edhe bashkëpunuese me kompanitë dhe organizatat nga vendet e tjera”.

“Bizneset dhe organizuat kanë pasur mundësi të aplikojnë nga viti 2021. Kosova si palë do të paguajë një kontribut varësisht zhvillimit ekonomik, mbi 64 mijë euro për vitin 2023”.

“Aplikimi bëhet në thirrjet e Komisionit Evropian, por do të njoftoheni edhe nga Ministria në lidhje me këtë çështje”.

Related posts

Grubi priti në takim kryebashkiakun e Tiranës

e-max

Ngasje e biçikletës nëpër Shkup, nisma “NëBiçikletë” e shënon 10 vjetorin e ekzistimit

e-max

Rektori Zeqiri: UNT në pritje të maturantëve, e ardhmja ndërtohet tek ne!

e-max