GazetaMax
LAJME

EDITORIAL: Mijëra banesa për të varfërit e të varfërit në rrugë !

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 25 nëntor – Interesimi i qytetarëve për marrjen e banesës sociale nga shteti është shumë i madh, por frika tek më të varëfrit është se banesat nuk po ndahen sipas prioriteteve që i ka përcaktuar qeveria, por se me korrupsion këto banesa po përfundojnë në xhepat e të pasurve. Për të shuar të gjithë dyshimet, qeveria duhet të jetë transparente dhe të tregojë se si ndahen këto banesa dhe se kush ka marrë deri më tani. Ndryshe, dyshimet për keqpërdorime do të shkaktojnë revoltë tek qytetarët!

Sa banesa po ndërtohen në emër të të varfërve!

Një sërë ndërtimesh të banesave për rastet sociale janë ndërtuar në vitet e fundit. Nga informacionet e deritanishme janë ndërtuar 18 pallate në të cilat janë 842 banesa sociale. Dhe janë tetë pallate të tjera me 595 njësi banimi në ndërtim e sipër, ndërsa sipas planit, deri në fund të vitit duhet të nisë ndërtimi i 6 pallateve shtesë me gjithsej 283 apartamente.

Ky projekt është i një rëndësie të madhe për mbarë vendin ndërsa objektet janë të vendosura në 25 qytete, dhe kështu ka mundësi për zhvillim më të barabartë rajonal.

Banesa sociale janë ndëtuar në Shkup – Gjorçe Petrov (2 ndërtesa me 51 banesa), Kërçovë (32), Ohër (71), M. Kamenica (29), Koçani (29), K. Pallanka (46), Berovë (51), Kvadarci (30). ), Manastir (78), Shtip (91), Demir Hisar (25), Prilep (76), Resnjë (18), Koçani (43), Makedonski Brod (10), Strumicë (41), Gostivar (70).

Rreth 300 njësi banimi janë ende në ndërtim e sipër dhe ato janë në përfundim e sipër. Banesa të tjera janë duke u ndërtuar në Probishtip (48), Negotino (62), Sveti Nikollë (48), Vinica (36), Shkup-Butel (312), Gjevgjeli (44), Demir Kapi (16), Veles (29).

Gjithashtu janë planifikuar të ndërtohen edhe 34 banesa në Pehçevë, 46 në Dibër, 58 në Shkup, konkretisht në Saraj, 35 në Koçan, 40 në Shtip dhe 70 në Prilep të destinuara për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Me projektin e mëparshëm për ndërtimin e banesave sociale F/P 1340 tashmë janë ndërtuar 16 godina sociale me 850 njësi banimi. Shumica e banesave janë në Shkup, 156, në Veles 144, në Manastir 43, në Resnjë 29, Dibër 30, në Prilep 52, në Kërçovë dhe Koçan 24 banesa sociale dhe në Dellçevë 48, në Shtip ka 81, në Gjevgjeli 64, në Kratovë 40, në Tetovë 35 dhe në Kriva Pallankë 8 banesa sociale.

Kush mund të përfitojë banesë për rastet sociale

Sipërfaqja mesatare e banesave sociale varion nga 35-47 m2. Sa i përket shpërndarjes së banesave sociale me qira, ajo bëhet në përputhje me vendimin për shpërndarje, si dhe kushtet për shfrytëzimin e tyre të ndërtuara sipas Programit për ndërtimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e hapësirës banesore në pronësi të Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se pas ndërtimit të godinës, me shqyrtim teknik nga kompetentët, ata dorëzojnë një njoftim në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Faza tjetër është në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, e cila më pas dorëzon formularët e aplikimit sipas kategorive të përdoruesve të banesave sociale në Qendrën për Çështjet Sociale në bashkinë ku janë ndërtuar banesat sociale.

Përparësi për banesa sociale kanë:

Fëmijët pa prindër ose përkujdesje prindërore – persona mbi 18 vjeç të cilët deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç janë përkujdesur në institucione dhe forma të tjera të përkujdesjes për jetimët.

Përfituesit e së drejtës për asistencë minimale të garantuar.

Personat e prekur nga fatkeqësitë elementare-natyrore pavarësisht nga statusi ligjor i vendbanimeve të tyre ekzistuese (primare).

Personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e personave me aftësi të kufizuara.

Personat që i përkasin komunitetit rom të kërcënuar socialisht (sipas “Strategjisë për Romët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”)

Prindër të vetëm me fëmijë të mitur.

Me të mbaruar e gjithë procedura, vijon shpërndarja elektronike publike e banesave sociale në bashki dhe bëhet shpërndarja elektronike publike e banesave sociale, pas së cilës publikohen listat e parapërgatitjes. Këtu vijon procedura e hartimit të dokumentacionit të aplikantëve, kryhet një kontroll në vend ku banojnë personat që janë në atë listë paraprake. Lista përfundimtare përgatitet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, nga ku përgatiten zgjidhjet për shpërndarjen e banesave sociale për secilin pjesëmarrës të Shpalljes. Dhe në fund, në bazë të zgjidhjeve për shfrytëzimin e banesës sociale me qira, në emër të shtetit lidhet marrëveshja e qirasë për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirës banesore dhe afariste me personin që ka marrë banesën.

A po bëhen të pasurit më banesa sociale!

Personat që për vite të tëra kanë qëndruar nëpër banesat sociale tani kanë të drejtë që t’i blejnë ato. Kushti për të blerë një banesë të tillë është që aplikuesi, bashkëshortja dhe anëtarët e familjes së tij të përbashkët të mos marrin të ardhura më të larta se 100 për qind nga paga mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e llogaritur me koeficiente.

Për një familje me dy fëmijë, koeficienti është 2.1, i cili shumëzohet me pagën mesatare. Të ardhurat në familje nuk duhet të kalojnë shumën e përftuar nga kjo llogaritje. Gjithashtu, kësti nuk duhet të jetë më shumë se 30 për qind e të ardhurave totale në familje të përbashkët.

Kjo formë e shitjes së banesave është një nga mundësitë për manipulime. Përveç se ekziston dyshime se fillimisht hyjnë për të jetuar familje që janë të pasur realisht, por që në dokumente nuk kanë të regjistruar pasuri, atyre pas një periudhe të caktuar u lejohet që të blejnë banesat dhe në këtë formë përfitojnë nga kjo pasuri.

Qytetarët që nuk kanë mundësi të mjaftueshme dhe që nuk janë në lista për të marrë banesa sociale, theksojnë se ka dyshime për manipulime të mëdha. Andaj, është e nevojshme që qeveria të dalë me listë transparente se kush janë përfitues të banesave sociale, kush janë aplikueist që nuk kanë marrë, dhe në bazë të cilave kritere janë ndarë këto banesa. Në të kundërtën, çdo ditë e më tepër humb besimi në ndarjen e drejtë dhe krijohet revoltë brenda kësaj kategorie të njerëzve që janë të lënë pasdore.

Related posts

Mblidhet rinia e VMRO-DPMNE-së para selisë

e-max

Mbërrin në Durrës ‘Mv Eddystone’: Mbështetje për misionet e NATO në Ballkan

e-max

Kërkohet paraburgim për katër të dyshuarit për fajde

Osmani: Fronti Europian, Besëlidhje e njerëzve të vullnetit të lirë

e-max

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

e-max

Zudi Xhelili: Mbijetesa politike e Afrim Gashit është e vështirë

e-max