GazetaMax
Uncategorized

Elon Musk ofron 41.3 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ofruar 41.39 miliardë dollarë, për ta blerë rrjetin social Twitter.

Drejtori ekzekutiv i Tesla, ofroi një çmim prej 54.20 dollarë për aksione, që janë 38 për qind më larta sesa çmimi i Twitter në treg që ishte më 1 prill – pra një ditë para se të njoftonte se zotëron 9 për qind të aksioneve në Twitter.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin se mund të jetë një platformë ku respektohet në mbarë globin fjala e lirë, dhe besoj se fjala e lirë është thelbësore për funksionimin e demokracisë”, tha Musk në një postim në Twitter.

“Që kur kam bërë investimin tim, tani e kam kuptuar se kjo kompani nuk do të respektoj lirinë e fjalës në këtë format që është tani. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”, shtoi Musk.

Por është interesant sesi një veprim i tillë nga Musk vjen në kohën, kur miliarderit amerikan iu ofrua ulësja në bordin e kompanisë por se ai e ka refuzuar.

Musk aktualisht ka në pronësi 63.486.938 aksione në Twitter, që aktualisht kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarë.

Related posts

Twitter teston postimet me 2500 karaktere

e-max

Ky dron mund të transportojë 45 kg ngarkesë dhe të fluturojë me shpejtësi deri në 130 km/h

e-max

Google mohon se ka ndryshuar pamjet satelitore të vendeve ushtarake ruse

e-max