Monday, April 27, 2026

Lajmi në kohë reale

Endrra realizohet, poeti Isa Mjeku promovon 4 librat e tij në Dardani

Më në fund ai ka realizuar edhe ëndrrën e tij që të promovonte krijimtarinë e tij në Dardani. Po flasim për poetin e njohur shqiptar Isa Mjeku, e duke qenë se është mjaft i zënë në Diasporë atje ku jeton tashmë prej shumē e shumë vitesh. Vetëm pak javë më parë mes shumë miqve, poetëve e lexuesve të shumtë Isa Mjeku promovoi në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë katër librat e tij. “Në kujtim të kam”, “Babai e nëna si dielli dhe hëna”, ” Poezi eci nëpër kohën”, dhe ” Gjaku i vatanin s’shuhet për asnjē çmim”. Poeti ishte dhe i ftuar dhe i kērkuar kudo nēpër mediat nē Kosovē për tē folur për krijimtarinë e tij ku tregpi se ka gati edhe qindra poezi e ku thuajse çdo ditë publikon një e nga një më rrjetin e tij social facebook ku edhe ju mund ta ndiqni dhe mund të lexoni nē mënyrë ekskluzive krijimet e tij në kohë reale. Kujtojmë gjithashtu se Isa Mjeku është shpeh herë i ftuar nëpër organizime shqiptare ku sjell shpesh herë monologje shumë interesante duke marrē duartrokitje pa fund nga të pranishmit kudo që ai ngjitet në skenë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin