GazetaMax
LAJME

“ETC” demanton VMRO-në: Objekti afarist është me hipotekë dhe kredi në HallkBank për 20 vite

Pas akuzave të shumta nga ana e VMRO-DPMNE-së, ka reaguar kompania ETC Travel e cila sipas njoftimeve është kompani që vepron e kontribuon në buxhetin e vendit, vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe paguan paga për disa punonjës dhe vazhdimisht e ndërton në mënyrë transparente reputacioni e vet.

“ETC aktualisht vepron në objekt afarist me qera dhe për këtë arsye, për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, ne kemi vendosur të sigurojmë hapësirë vetanake të biznesit që do të plotësonte nevojat tona dhe do të reduktonte kostot. Rrjedhimisht, me marrëveshje blerjeje dhe kredi të dhënë nga “Halkbank” më 11.11.2022, me hipotekë të plotë të hapësirës afariste, e cila do të paguhet me këste mujore brenda 20 viteve, u sigurua objekti afarist për nevojat tona në përputhje me të gjitha procedurat ligjore dhe në mënyrën më transparente, nëpërmjet transaksionit bankar ndërmjet blerësit dhe shitësit”, thuhet në reagimin e kompanisë, ETC Travel.

Apelojnë që politikanët dhe mediat të kenë kujdes dhe të mos i përdorin kompanitë për përplasje politike ditore.

“Të gjitha kompanitë përballen me vështirësi në krizën ekonomike dhe përpiqen të mbijetojnë, duke kontribuar njëkohësisht në buxhetin e shtetit dhe duke punësuar qytetarët e vendit tonë, prandaj kërkojmë që të shmangen përplasjet e panevojshme politike në kurrizin tonë dhe në dëmin tonë. Kërkojmë nga partitë politike, por edhe nga mediat që të jenë të kujdesshme ndaj kompanive vendore dhe të mos i përdorin kompanitë për përplasje politike ditore”, përfundojnë ata.

Related posts

Hoxhaj: Krizat në rajon, dëshmi e kthimit të historisë për hegjemoninë serbe në Ballkan

e-max

VFV Clinic vjen me aparaturën më moderne mjekësore në vend!

e-max

Ndërmarrjet komunale alarmojnë/ Çmim më të ulët të energjisë, ose rritje çmimesh

e-max