Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se sot kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës në vendbanimin Rashçe, Komuna e Sarajit. Së bashku me Zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe deputeten e zonës, znj. Feride Haxhiu, shënuam fillimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunën tonë.
Ky projekt infrastrukturor ka vlerë prej 20.615.618,34 denarë me TVSH dhe do të realizohet brenda një viti. Financimi është i plotë nga Ministria e Transportit, përkatësisht investim nga Qeveria, si dëshmi e përkushtimit për zhvillimin e barabartë të të gjitha vendbanimeve.
Rruga do të ketë gjatësi prej 1.745 metrash dhe gjerësi 3.5 metra. Njëkohësisht, me këtë projekt realizohet edhe lidhja rrugore me fshatin Kopanicë, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin, sigurinë dhe komunikimin ndërmjet dy vendbanimeve.
Ky investim nga Qeveria dëshmon se Qeveria VLEN është e angazhuar për kushte më të mira jetese, infrastrukturë moderne dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.
https://www.facebook.com/share/p/17vTYvKH25/
