GazetaMax
SPORT

Fitoi Topin e Artë, Platini nderon Karim Benzeman

Karim Benzema i është bashkuar listës së lojtarëve francezë që kanë fituar Topin e Artë mbrëmjen e së hënës. Sulmuesi është i pari që nga Zidane në vitin 1998. Para tyre këtë nder e kanë pasur edhe Raymond Kopa (1958) dhe Jean-Pierre Papin (1991), ndërsa tre ka fituar Michel Platini (1983, 1984 dhe 1985). I ftuar në “RMC Sport”, ish-presidenti i UEFA-s ka uruar fituesin e vitit 2022, duke kujtuar se bashkimi me pjesën tjetër të lojtarëve francez që kanë fituar këtë çmim, ishte një sukses. Sipas tij, Benzema është kthyer në një legjendë.
“Absolutisht, sigurisht. Në moshën time, kur eci rrugëve, njerëzit duan që unë të nënshkruaj një fanellë ose një top, fëmijët nuk më njohin. Kur njerëzit thonë se kam fituar tre Topa të Artë, fëmija hap sytë. Topi i Artë është bërë shumë i rëndësishëm në rininë e sotme, më shumë se në kohën tonë. Sot fiton një Top të Artë dhe hyn në elitën e lojtarëve më të mëdhenj në botë.

Related posts

Digjet fusha me bari sintetik para derbit Drita-Gjilani

e-max

Milot Rashica nuk duket aspak i lumtur me rikthimin në Norwich City

e-max

City eliminon Atletico Madridin, kualifikohet në gjysmëfinale

e-max