GazetaMax
LAJME

Gërkovska – Bërnz: Transformimi digjital i shoqërisë element kryesor në procesin e krijimit të politikave efikase kundër korrupsionit

Shkup, 16 maj – Transformimi digjital i shoqërisë, krijimi i politikave efikase kundër korrupsionit, si dhe për nevojën e standardizimit dhe optimizimit të proceseve kanë qenë temë e takimit të sotëm të zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika për Qeverisje të Mirë me ambasadoren e SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz.

Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme nga ana e SHBA-së për realizimin e synimeve euroatlantike të shtetit tonë, zëvendëskryeministrja Gërkovska e informoi ambasadoren Bërnz për procesin e përgatitjes së disa politikave kundër korrupsionit të koordinuara me disa institucione. Në të njëjtën kohë, në takim, zëvendëskryeministrja theksoi se është shumë e rëndësishme të përgatiten zgjidhje të cilat do të jenë afatgjata dhe të qëndrueshme dhe do të sigurojnë procese të standardizuara në të ardhmen.

Ambasadorja Bërnz, potencohet, ka theksuar  se digjitalizimi është i pashmangshëm për çdo shoqëri dhe pikërisht për këtë sa më shpejt ta realizojmë  këtë transformim të shoqërisë, paralelisht me ndërtimin e aftësive te qytetarët, aq më shpejt do të ndërtojmë institucione efikase, llogaridhënëse dhe të përgjegjshme. Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që në procesin e digjitalizimit të institucioneve dhe shërbimeve publike të ketë një qasje të koordinuar.

“Të kemi një plan për procesin e digjitalizimit i cili do të jetë i koordinuar dhe do të bashkojë proceset në të gjitha ministritë, sepse qasja individuale nuk sjell rezultate”, tha ambasadori Bërnz.  Bashkëbiseduesit ranë dakord se transformimi  digjital i shoqërisë është element kryesor në procesin e krijimit të politikave efikase kundër korrupsionit, theksohet në kumtesë.

Related posts

Kishte marshuar nga Bosnja drejt Kosovës, kush është ushtaraku rus që po e brengos Kurtin

e-max

Si 77 vjeçar tërhiqet nga politika, Tito Petkovski: Mjaft ishte

e-max

VIDEO/ Nga takimet me qytetarë, Osmani: Falënderime pafund për mirënjohjet e shprehura me aq sinqeritet dhe emocion!

e-max