GazetaMax
LAJME

Gjendet një trup i pajetë në Vardar, me gjasa bëhet fjalë për personin që dje kërceu në lumë

Shkup, 12 dhjetor – Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) pasdite informoi se në ujërat e Vardarit është gjetur një trup i pajetë, që me shumë gjasa është i personit i cili dje u hodh në lumë nga ura “Bliznak” në bulevardin “Sërbija”.

“Sipas denoncimit të qytetarëve në 112 në QMK dhe në koordinim me MPB-në  dhe Ndihmën e Shpejtë,  pasditen e sotme është gjetur një person, që me shumë gjasa është ai që i  ka marrë vetes jetën dje, duke u hedhur nga ura “Bliznak” në bulevardin “Sërbija” në lumin Vardar. Personi i mbytur është locuar rreth dy kilometra në rrjedhën e poshtme të urës”, kumtuan nga QMK..

Sipas Qendrës, trupi i të mbyturit është nxjerrë nga ekipi i MPB-së dhe do të vazhdojë të veprohet sipas procedurave për raste të tilla, ndërsa do të vijojë identifikimi dhe konfirmimi i mëtejshëm i rastit.

“Për informacione apo detaje shtesë do t’ju ​​njoftojmë sipas informacioneve të marra”, shtojnë nga QMK.

Siç paraprakisht informuan nga Qendra, pas koordinimit të bërë   me MPB-në, DMSH, vetëqeverisjet lokale të Gazi Babës, Aerodromit dhe Qytetit të Shkupit, si edhe me Kryqin e Kuq, sot me varkë u bë kërkimi nëpër rrjedhën e lumit Vardar nëpër gjerësinë e mesatares së shtratit të lumit nga njësitet e specializuara të MPB-së me barkë.

Related posts

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

e-max

Mattarela sonte në mbrëmje ateron në Shkup, për vizitë zyrtare

e-max

Çeshmet burim i korrupsionit/ Grubi: Nuk do lë hapur asnjë prej nga ata përfitojnë

e-max