GazetaMax
LAJME

Gjorgievska: Të krijojmë mekanizma efikase juridike për mbrojtje dhe sanskionim të dhunës në internet

Shkup, 20 qershor – Bashkëshortja e presidentit, Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska pati fjalim në forumin rajonal “Virtualja është reale: Përforcimi i kornizave ligjvënëse për mbështetje të autonomisë trupore” që mbahet në organizim të zyrës së UNFPA-së në vend në bashkëpunim me zyrën e UNFPA-s për Ballkanin.

Në fjalimin e saj në ngjarje, siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, Gjorgievska theksoi se forumet e tilla në të cilat mund të flitet për përvojat përmes rajonit dhe të mësohet me njëri tjetrin, është mekanizëm i shkëlqyer i cili do të ndihmojë në krijimin e vendimeve efektive.

Sipas Gjorgievskës, me mjetet të cilat i kemi në dispozicion duhet të jemi mbështetje e fushatës “Bodirajt” e cila ka për qëllim marrjen e veprimeve për ndalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në hapësirat virtuale.

Qëllimi i ngjarjes, thuhet në kumtesë, është që të ngritet ndërgjegjësimi publik rreth shkeljes së të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së autonomisë trupore në internet përmes shembujve nga praktika, ndërsa pritet edhe të identifikohen hapat e ardhshëm për rolat aktuale dhe të ardhshme, si dhe përgjegjësia e aktorëve të ndryshëm, qeverive rajonale dhe kombëtare dhe partnerët zhvillimorë.

“Gratë dhe vajzat, si dhe grupet e margjinalizuara janë më së shpeshti cak i bullizmit kibernetik. Sipas të dhënave nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në nivel global, 85 për qind e grave thanë se kishin dëshmuar dhe pothuajse 40 për qind thanë se kishin qenë viktima të bullizmit kibernetik”, tha Gjorgievska.

Duke i pasur parasysh situatat shqetësuese, sipas saj, nevojitet të shohim çka kemi bërë dhe të shtrojmë detyra për atë, çka mund të bëjmë për përballje me dhunën në internet.

Shtoi se duhet të veprojmë me krijimin e politikave të reja, vendimet e reja ligjore të cilat përputhen në realitetin e ri, me vendimet teknologjike inovative, me ngritjen e ndërgjegjësimit publik dhe me përpjekje të bashkuara të institucioneve, bashkësisë së biznesit dhe sektorit civil.

Related posts

Drian: Po u arrit marrëveshje mes Bullgarisë e RMV-së, Franca do të organizojë konferencë ndërqeveritare

e-max

Infeksionet virale mbushin spitalin në Prilep

e-max

Profesorët e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” paralajmërojnë grevë, kërkojnë paga më të larta

e-max