GazetaMax
LAJME

Gjurçinovski: Armata punon në përmirësimin e komunikimeve strategjike, në pajtim me doktrinën e NATO-s

Shkup, 8 shtator – Strategjia e NATO-s për përgjigje dhe mbrojtje duhet të jetë e shoqëruar me komunikim të drejtë në dhe jashtë zonës operative. Secili prej nesh ka rol në zbatimin e komunikimit ndaj publikut në vend dhe ndaj aleatëve, porositi sot shefi i Shtatmadhërisë së armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, në mbylljen e NATO Konferencës për komunikues, nikoqir i së cilës është Maqedonia e Veriut.

Armata dhe Ministria e Mbrojtjes, siç tha ai, në mënyrë intensive punojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive në sferën e komunikimeve strategjike, me qëllim që të rritet efikasiteti i komunikimeve në pajtim me doktrinën për komunikime të NATO-s.

“Sot mund të elaborojmë se si po ndryshon mjedisi i informacionit, si rezultat të operacioneve hibride, ekskluzivisht përmes mësimeve nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Besoj se kjo është pika kthesë në përmirësimin e konceptit strategjik për komunikime të NATO-s në dekadën e re përmes termit bashkim i mjeteve, mënyra dhe qëllimet strategjike të aleatëve”, tha Gjurçinovski.

Në konferencë e cila është hapur dje në Filarmoninë kombëtare, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, kanë porositur se komunikimet dhe sfera e informacioneve nuk kanë qenë asnjëherë më të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe se transparenca është arma më e mirë në luftën kundër lajmeve të rreme.

NATO Konferenca për komunikues është konferenca më e madhe vjetore për komunikues në Aleancë.

Këtë vit, nikoqir i Konferencës është Maqedonia e Veriut, ndërsa në të njejtën marrin pjesë rreth 300 persona. Në kuadër të konferencës janë organizuar disa panele kushtuar komunikimeve strategjike.

Related posts

Policia i gjen armë me municion, arrestohet i moshuari nga Shkupi

e-max

Ali Ahmeti: Vuçiç nuk ndihej mirë në Ohër, duhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

e-max

Besimi: Do të krijohet hapësirë për masa të reja antikrizë

e-max