GazetaMax
LAJME

Gjykata e Apelit Shkup solli aktvendim mbi ankimimet për rastin “Transportuesi”

Shkup, 28 dhjetor – Gjykata e Apelit Shkup solli aktvendim me të cilin një pjesë të ankesave të të akuzuarve në rastin “Transportuesi” i ka refuzuar si të pabaza, një pjesë i ka vërtetuar, ndërsa aktvendimin në shkallën e parë në pjesën dënuese nën I të dënimit, e ndryshoi në pjesën e vendimit për sanksionin penal.

“Gjykata e Apelit Shkup njofton se duke vepruar në lëndën penale nr.70/20, e njohur në opinion si “Transportuesi”, pas seancës publike solli aktvendim me të cilin ankesat e të pandehurve J.N.D. , GJ.T. , V. D., K. P., Z. K., A.A., I.B., L.S., J. J., M.M.Ç., të personit juridik P.s.-T. dhe personi juridik B.T. import-eksport SHPK B., deklaruar personalisht dhe përmes avokatëve të tyre, i refuzoi si të pabazuara, ndërsa ankesat e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion Shkup, të të pandehurve V.T., S.B., J.I., S.M., XH.M., A. Sh., D. G., A.S. OS, R. J., N.D., J.I., D.G., A.S. dhe R.J., të deklaruara personalisht dhe përmes avokatëve të tyre, pjesërisht i vërtetoi, aktvendimin e shkallës së parë në pjesën dënuese nën I të dënimit, e ndryshuan në pjesën e vendimit për sanksionin penal, në lidhje me të pandehurit V.T., S. B., J.I., S.M., A.Sh., D.G., A.S., O.S., R. J., N.D., XH.M. dhe për zbatimin e drejtë të Kodit Penal në pjesën e vendimit për konfiskimin e dobisë pasurore ndaj Shoqërisë për transport, shërbime, prodhim dhe tregti “D i A H.T.” SHPK import eksport Manastir, në atë mënyrë që:

të pandehurin V.T. e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 7- shtatë vjet, i akuzuari S.B. është dënuar me burgim prej 5- pesë vjet e 6- gjashtë muaj, në të cilat dënime u llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak deri në, deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit gjegjësisht deri në fillimin e dënimit me burgim, për një vepër penale Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5, v.v. me paragrafin 1, dhe v.v. me nenin 22 dhe nenin 45 të Kodit Penal

të pandehurve J. I., S.M., A.Sh., D.G., A.S., O.S., R.J., N.D., Xh.M. për veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5, V.v. me paragrafin 1, dhe V.v. me nenin 24 dhe nenin 45 të Kodit Penal, u caktoi masën alternative – DËNIM ME KUSHT, kështu që u caktohet dënim me burg në kohëzgjatje prej nga 2- dy vjet dhe njëkohësisht përcaktohet se dënimi i përcaktuar me burgim nuk do të zbatohet, nëse të pandehurit në një periudhë kohore 5- pesë vjet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, nuk kryejnë vepër të re penale.

Në bazë të nenit 100 të Kodit Penal nga personi juridik Shoqëria për transport, shërbime, prodhim dhe tregti “D i A H.T” SHPK import eksport Manastir, KONFISKOHET dobia pasurore në vlerë prej 857.637,00 denarë, që paraqet dobi pasurore të fituar me veprën penale.

Në pjesën e mbetur, si dhe në lidhje me sanksionet penale ndaj të pandehurve të tjerë dhe në lidhje me masën e konfiskimit të dobisë pasurore të fituar nga veprat penale, në vlerë të përgjithshme prej 34.224.179,00 denarë, aktvendimi i shkallës së parë u konfirmua.

Njëkohësisht, këshilli i kësaj gjykate, me rastin e ankesave dhe sipas detyrës zyrtare, dhe për shkak të zbatimit të drejtë të Ligjit, e ka anuluar aktvendimin e shkallës së parë në pjesën nën II.

Vendimi në fjalë është marrë nga Gjykata e Apelit Shkup për këto arsye:

Përkatësisht, Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesave të deklaruara, vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat janë të shënuara në ankesat e deklaruara dhe të cilave gjykata i kushton vëmendje sipas detyrës zyrtare, në aktvendim janë përcaktuar të gjitha faktet vendimtare lidhur me kohën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale, janë dhënë arsyet e fakteve vendimtare, është bërë analiza e saktë e të gjitha provave të paraqitura dhe aktvendimi i dhënë është i qartë, i kuptueshëm dhe mund të shqyrtohet në tërësi.

Njëherësh, si të pabaza i vlerësoi konstatimet e ankimuara për gjendjen e përcaktuar faktike gabimisht, ndërsa me këtë edhe për zbatimin e gabuar të së drejtës materiale, për arsye se gjykata e shkallës së parë ka përcaktuar gjendje faktike të drejtë ndërsa në bazë të të gjitha dëshmive të nxjerra gjatë procedurës, në mënyrë të drejtë i ka përcaktuar të gjitha faktet vendimmarrëse për të cilat ka dhënë arsye të mjaftueshme të elaboruara në elaborimin e aktgjykimit të ankimuar dhe me kujdes të veçantë i ka analizuar dhe përcaktuar si faktet që i ngarkojnë të akuzuarit, ashtu edhe ata që u shkojnë në dobi, me ç’rast me të drejtë ka vepruar gjykata në bazë të dëshmive të cilat përkojnë midis tyre dhe japin pasqyrë të plotë për ngjarjen, ndërsa më pas duke e pasur parasysh mbrojtjen e të akuzuarve me çka ka sjellë aktgjykim të qartë dhe kuptueshëm, lidhur me veprat penale dhe përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

Lidhur me ankimimet që i përmban ankesa e Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit ët organizuar dhe korrupsionit Shkup, të cilat kanë të bëjnë me vendimin për konfiskimin e personit juridik Shoqëri për transport, shërbime, prodhimtari dhe tregti “D dhe A H. T” SHPNJP import – eksport Manastir, këshilli i kësaj gjykate vlerësoi se të njëjtat kanë baza duke e pasur parasysh se për personin juridik është përiftuar dobi pronësore totale prej 857.637,00 denarë, që përkon me dobinë e dhënë në mënyrë individuale në veprime të ndara në zbatim të të akuzuarit D.G., të përshkruar në shqiptimin e aktgjykimit të shkallës së parë, për çka aktgjykimin e shkallës së parë e ndryshoi në këtë pjesë ndërsa për shkak të zbatimit të drejtë të Kodit Penal.

Me rastin e ankesave edhe për detyrë zyrtare, ndërsa për shkak të zbatimit të rregullt të Ligjit ky këshill vendosi aktgjykim të shkallës së parë në pjesën e liruar nën II të pezullohet, për arsye se i akuzuari D.G. akuzohet për një vepër penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit të nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 24 dhe nenin 45 të KP, për të cilin është shpallur fajtor, por për veprimet e përshkruara nën pikën 3 alinea 14, duke e pasur parasysh se gjykata e shkallës së parë ka vendosur se nuk është dëshmuar se i akuzuari i ka kryer veprimet e përshkruara nën pikën 3 alinea 14 të akuzës, është dashur të njëjtit t’i lë në përshkrimin e veprimeve që i përmban në shqiptimin e elaborimit të aktgjykimit për t’i elaboruar arsyet për të njëjtin dhe jo të sjellë aktgjxkim për lirim.

Elaborim i detajuar për shkaqet e sjelljes së vendimit nga Gjykata e Apelit Shkup është dhënë në aktgjykimin e përpunuar me shkrim, që është në dispozicion në ueb faqen e Gjykatës së Apelit Shkup, qëndron në kumtesën e Gjykatës.

Në lëndën “Transportuesi” të akuzuar janë ish-kryebashkiaku i Manastirit, Vlladimir Taleski si edhe 20-të persona të tjerë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë shpërdorim i rreth 360.000 euro.

Related posts

Petrovska: Partneriteti në NATO është një mundësi tjetër për të treguar fuqinë e Aleancës

e-max

Biznesi kërkon departizim të institucioneve për lehtësimin e procesit negociues me BE-në

e-max

Kapet duke transportuar 20 emigrantë nga Siria, shtetasi serb arrestohet në Maqedoni

e-max