GazetaMax
LAJME

Grubi: Pranvera e dinjitetit ruajti madhështinë e atdhedashurisë dhe vendosi themelet e barazisë

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ishte i pranishëm në shënimin e 22 vjetorit të manifesimit tradicional Pranvera e Dinjitetit që mbahet në Sellcë të Tetovës.

Çaste krenarie dhe frymëzimi kombëtar ruan deri në përjetësi Malësia e Sharrit, aty ku më 14 mars të vitit 2001 do të fillonte veprimin e saj heroik Brigada 112 “Mujdin Aliu”.

Sot u bëmë bashkë krahë liderit tonë Ali Ahmetit, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të reflektuar mbi madhështinë e asaj atdhedashurie, atij veprimi të guximshëm që ruajti dinjitetin kombëtar dhe vendosi themelet e barazisë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit!

Lavdi!

https://www.facebook.com/photo?fbid=761292545360266&set=pcb.761292705360250

Related posts

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

e-max

Masat e Qeverisë, të pafuqishme përballë shtrenjtimeve

e-max

Reagim i VMRO pas demantit nga LSDM

e-max