GazetaMax
SPORT

Guardiola i bindur nga Lewis: E ardhmja do të jetë e ndritur për të – City nis punët për kontratën e re

Rico Lewis ka arritur ta bind trajnerin Pep Guardiola.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola i dha mundësinë talentit të ri, Rico Lewis që të paraqitej në Champions League ndaj Sevilla dhe në EFL Cup ndaj Chelsea.
Lewis pati dy paraqitje mjaft të mira dhe duket se paraqitjet e tij kanë justifikuar besimin e trajnerit.
“Ai është i jashtëzakonshëm. Është vetëm 17-vjeçar dhe ishte perfekt ndaj Chelsea”, ka thënë Guardiola.
“E ardhmja do të jetë e ndritshme për Rico, i besoj atij për të ardhmen”, shtoi trajneri i City.
Manchester City raportohet se kanë nisur punët për të rinovuar kontratën e lojtarit.

Related posts

Ky ishte reagimi i ftohtë i Handanovicit teksa Radu

e-max

Dy ditë me parë i vdiq djali, Ronaldo befason me veprimin e tij

e-max

Mbappen apo Haaland, ja kënd zgjedh Alves

e-max