GazetaMax
LAJME

Hajnat vjedhin Shtëpinë e ARM në Shkup

Shkup, 25 Tetor – Hajdutët kanë grabitur Shtëpinë e ARM-së në Shkup, me ç’rast është marrë një televizor dhe një aparat kafeje.

Shtëpia e ARM-së në Shkup ka “pësuar” një grabitje fundjavën e kaluar. Ndonëse ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe ka edhe shërbim roje nga pjesëtarët e Ushtrisë, një vend anëtar i NATO-s, grabitësit u ngjitën dhe hynë nga tarraca e ndërtesës.

Sipas informacioneve, në lokalin e vendosur në katin e dytë janë vjedhur disa sende. Nga salla e restorantit u hoq televizori, aparati i kafesë dhe gjëra të tjera.

Related posts

Shkollat kanë nisur kursimin e energjisë elektrike

e-max

Fillon përgatitja e Strategjisë së re nacionale për të rinj

e-max

Pastrohet një deponi e paligjshme dhe hidhen mbi 20 metra kub mbetje voluminoze

e-max