GazetaMax
LAJME

Halili: BDI njihet si parti që then tabutë, Kryeministri shqiptar është arritja jonë e radhës…

Nënkryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Festim Halili para rinistëve tetovarë sonte tha se BDI nuk është vetëm një organizatë politike, por është mision kombëtar, teksa lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti është lider që jetëson idealet me sukses.

Halili ndër të tjera tha se rinia e BDI-së ndër vite ka dëshmuar se ka kuadro të aftë për të udhëhequr me pozita të rëndësishme shtetërore dhe të thejnë paragjykimet dhe tabutë e krijuara ndër vite.

“Po ndjehet energjia rinore që ndodhet në këtë sallë sonte. Po thuhet në opinion se BDI nuk është vetëm parti politike dhe Ali Ahmeti jo vetëm kryetar, e vërtëtë, BDI është mision dhe Ahmeti një lider motivues dhe me ideale. Dikur mbaj mend si fëmijë se nëpër rrugët e Tetovës shihja tankse e policë që nuk lejonin asgjë shqip, mirëpo ndër vite falë Ali Ahmetit, falë politikavë të barazisë në Tetovë kemi dy Universitete, flasim e ligjërojmë shqip. BDI mision e ka pasur gjithmonë rininë, ndaj gjithmonë të rinjëve u ka besuar pozita të rëndësishmë shtetërore dhe e kemi dëshmuar se kemi profile të mrekullueshme që udhëheqin suksesshëm. BDI njihet si parti e cila then tabu dhe vendos standarde të reja shtetërore. Kemi pasur ministra, kryetar kuvendi e tashmë kemi dhe kryeministrin e parë”, deklaroi Halili.

Related posts

Besimi – Yu: Vijon partneriteti i ndërsjellë me Bankën Botërore përmes Kornizës së re, ku prioritet është arritja e rritjes inkluzive, të qëndrueshme dhe të gjelbër

e-max

Kriza energjetike-ekonomike e la nën hije të shumëpriturën “dritë jeshile” nga Brukseli

e-max

Galeria e Arteve Kumanovë – ekspozitë për veshjet shqiptare në gjuhën maqedonase!

e-max