GazetaMax
SPORT

Hamilton: E madhe nga Mercedes t’i mposhte të dy Ferrarit në Hungari

Lewis Hamilton e sheh si sukses të madh për skuadrën e Mercedes rezultatin e arritur në garën e Hungarisë.
Skuadra e Mercedes mori podium të dyfishtë në Hungari, me Lewis Hamilton që përfundoi në pozitën e dytë dhe George Russell në pozitën e tretë. Të dy pilotët regjistruan rezultate më të mira sesa dyshja e Ferrari, Charles Leclerc e Carlos Sainz.
Për Hamilton, kjo është një arritje e madhe për skuadrën e Mercedes në F1.
“Është ndjenjë e mirë për ne, pasur parasysh vitin që kemi pasur dhe dukshëm të shohësh progresin që kemi nisur ta bëjmë”, ka thënë Hamilton.
“Të përfundonim të dy para Ferrari-ve ishte e madhe për ne, dhe kjo ndodh tashmë në dy gara radhazi që unë dhe George ndajmë podiumin, gjë që është fantastike për skuadrën”, shtoi shtatë herë kampioni botëror.
Mercedes pati telashe të bënte një bolid të përshtatshëm me rregullat e reja të aerodinamikës për sezonin 2022. Ata janë prapa Red Bull dhe Ferrari në klasifikim dhe nuk kanë marrë asnjë fitore këtë sezon.

Related posts

Milan lufton deri në fund, e kalon edhe pengesën e quajtur Verona

e-max

Man City në garë me Arsenal për Mykhaylo Mudryk

e-max

Galtier njofton se merkato për PSG-në nuk ka përfunduar

e-max