GazetaMax
LAJME

Hetim kundër personit nga Ohri për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore

Shkup, 20 janar – Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Ohër, propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 24-vjeçarin nga Ohri, i dyshuar për vepër penale, lëndim i rëndë trupor i shkaktuar ndaj Hristijan Pendikov, sekretar i klubit bullgar “Car Boris i Tretë”.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore nga Prok

uroria Themelore Publike e Ohrit.

“Më 19 janar, në një bar kafe në Ohër, i dyshuari i është afruar një tavoline ku ishte ulur një person, e ka goditur në kokë, i është drejtuar me fjalët “nuk të vjen turp të regjistrohesh bullgar” dhe është larguar. Disa orë më vonë, kur viktima ka dalë nga bar-kafeja dhe ka qenë duke ecur drejt veturës së tij, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë të panjohur e kanë kapur dhe e kanë sulmuar duke e goditur në kokë dhe në trup dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda në rrezik për jetën”, kumtoi Prokuroria Publike.

Related posts

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

e-max

Shaqiri – Nedelkov: MASH do të vazhdojë me modernizimin e sistemit arsimor

e-max

Tre të arrestuar për transport të drurëve pa leje

e-max