Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka marrë mbështetje të madhe pasi sot refuzoi të i flasë deputetit të VV-së, Fatos Geci, i cili në seancën e kaluar e kishte fyer ulët.
Fotografia që tregon momentin e refuzimit është bërë virale në rrjetet sociale.
Ajo është shpërndarë nga politikanë, gazetarë, aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile.
Gazeta Adriatik Kelemndi fotografinë në fjalë e ka vlerësuar si epike.
Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se fotoja është e denjë për kornizë dhe ekspozim në korridoret e Kuvendit.
“Çfarë fotografie epike, e denjë për kornizë dhe ekspozim në korridoret e Kuvendit. “Hiqmu, mos të t’shoh!” Bravo Vlora Çitaku! Ky është komunikimi më i drejtë për çiftin e tij, si përdhosës i luftës për liri dhe seksist i gërditshëm!”, ka shkruar Çitaku.
