GazetaMax
LAJME

Historia e re e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

Nga 1 janari i vitit 2023 Maqedonia e Veriut do të merr kryesimin me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe A5 (SHBA dhe Karta e Adriatikut). Ndërkaq, do të udhëheq me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL). Obligime dhe sfida të marrëdhënieve ndërkombëtare, respektivisht multilaterale, të cilat kohë më parë kanë qenë vetëm arena ku diplomacia e vendit tonë ka qenë spektatore.

Marrja e timonit të Organizatave më të mëdha dhe më të rëndësishme për Europën dhe jo vetëm, Maqedoninë e vë lartë në skenën politike ndërkombëtare.

“Përveç OSBE-në, vitin e ardhshëm do të kryesojmë edhe A5. Rezultatet e politikës së jashtme kanë ndryshuar tërësisht rolin e vendit tonë në politikën ndërkombëtare”, ka thënë Ministri Osmani pas marrjes së kryesimit me A5, me të cilën deri dje ka kryesuar Mali i Zi.

Kryediplomati Osmani është zotuar se do të mbajë lidhje të forta dhe do të koordinohet në kontinuitet me partnerët strategjik.

Related posts

Petrovska: Alarmet e rreme për bomba janë të sajuara

e-max

Një ditë pasi u shkarkua nga ministri, Bekim Sali bëhet baba për herë të 4

e-max

Kovaçevski – Sholc: Vendimi i qartë për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike për BE-në

e-max