GazetaMax
LAJME

Ibrahimi: Nga 2016-ta, shqiptarët votojnë me shumicë kundër BDI-së

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, duke folur për inicimin e dialogut me Lëvizjen Besa për mundësinë e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme, shpjegoi se qëllimi i bashkëpunimit është që t’i ofrohet votuesit opozitar një adresë për ndryshimin, të cilin po e kërkon tashmë disa vite. “Nga 2016-ta shumica e shqiptarëve votojnë kundër BDI-së, por për shkak të mos bashkimit të opozitës BDI-ja mbetet në pushtet. Në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2020, partitë opozitare kishin më shumë vota sesa BDI-ja. Prandaj bashkëpunimi me Besën synon që tu ofrojë shqiptarëve këtë ndryshim, të cilin në bazë të numrave po e kërkojnë”, tha Ibrahimi. Ai tha se pikërisht për faktin që shumica e shqiptarëve janë për ndryshim, ka bërë që Alternativa të tejkalojë veten për interes të votuesit, i cili e pret dhe e do ndryshimin.

Related posts

Në MPB marrin rrogë edhe nga 20.000 denarë! Administrata e MPB-së shqyrton mundësinë për grevë?

e-max

Kovaçevski: Pajtohem me ambasadoren Ageler lidhur me korrupsionin, të paraqiten të gjitha parregullsitë

e-max

Xhaferi: Vazhdimisht të luftojmë për respektim të mundit të punëtorëve dhe të drejtave të tyre

e-max