GazetaMax
LAJME

Iniciativa për Referendum nga VMRO pa emrin kushtetues

Shkup, 10 Shtator – Problem në iniciativën e dorëzuar për referendum të VMRO-DPMNE-së në Kuvend mund të jetë mospërdorimi i emrit kushtetues.

Nga atje njoftojnë se Talat Xhaferi, më së shpejti do të mund ta marrë iniciativën të martën, i cili para nisjes kishte planifikuar një udhëtim jashtë vendit dhe dita e parë e punës do të jetë e marta.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar iniciativën për fillimin e procedurës për përcaktimin e rregullsisë së iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për fillimin e referendumit.

Deputetët e LSDM-së, nga ana tjetër, vlerësojnë se në kohë krize këto janë nisma të tepërta dhe procese retrograde që e kthejnë vendin në kohë të izolimit, por megjithatë theksojnë se organizimi i referendumit është e drejtë demokratike.

Related posts

Tentoi të kalojë kufirin me Kosovën, arrestohet nga policia

e-max

Xhaferi: Romët janë pjesë e pandashme dhe e natyrshme e shoqërisë sonë

e-max

Shaqiri: Shkollat me energji të subvencionuar

e-max