GazetaMax
LAJME

Ju kanë munguar? Rrikthejmë disa nga hitet e Adrian Gaxhës

Ai ishte një ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar. Dhe, si duket shumicës të cilët dëgjonin këngët e tij sot ju mungon shumë.

Fjala është për artistin e njohur, Adrian Gaxha.

Ai ka një kohë goxha të gjatë që është distancuar nga muzika, por që hitet që ka sjellur ndër vite nuk do të harohen për një kohë të gjatë.

Për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, ne sot vendosëm që t’ju rrikthenim pak disa nga hitet e artistët të punuara me shumë përkushtim.

Duke filluar nga kënga “Çmendu” që është publikuar fiks 10 vite më parë, një këngë kjo që i’u bashkangjit albumit të krijuat atë kohë nga artisti, dhe që u dëgjua për një periudhë të gjatë.

Pas kësaj vijon edhe një hit tjetër, “Ngjyra e kuqe” në bashkëpunim me Florianin, këngë e cila nuk la njeri pa e dëgjuar disa herë në ditë.

Përveç kësaj kënge, Adrian Gaxha pati edhe disa këngë tjera bashkë me Florianin, si: Xhamadani Vija Vija, Oj ti qike, Kjo Zemër, të gjitha këto këngë të shndëruara në hite.

Më pas, projektet e fundit muzikore të sjellura nga Adrian Gaxha, si këngë më të klikuara mbeten: “Ka je 2x” me Ronela Hajatin, “Lumi Krejt” në bashkëpunim me Onat, dhe “Ajshe” së bashku me Enur.

Të gjitha këto këngë, të sjellura ndër vite nga Adrian Gaxha, kanë qenë këngë të dëgjuara shumë. Karriera muzikore e Adrian Gaxhës, numëron shumë këngë, shumë punë dhe sakrificë.

Megjithatë, shumë nga adhuruesit e muzikës së tij po presin për një rikthim të tij në muzikë, por që asgjë nuk dihet ende.

Related posts

Kërkesa e Britanisë së Madhe që krahas Ukrainës edhe Ballkani Perëndimor të ketë mbështetjen për mbrojtje nga Rusia, flasin ekspertët

e-max

Hepatiti i ri që prek fëmijët, zbulohet edhe në Greqi, sa jemi të rrezikuar ne?

e-max

Nënshkrimi i marrëveshjeve me komunat për diasporën, ministri Çupi: Lehtësojmë procedurat dhe qasjen tek informatat e nevojshme

e-max