GazetaMax
Kuriozitete

Juventus kërkojnë një zëvendësues për Alex Sandro

Skuadra e Juventus është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Alex Sandro.
Mbrojtësi brazilian i krahut, Sandro po shkon drejt fundit të aventurës së tij me skuadrën e Juventus, dhe ‘Zonja e Vjetër’ synon të gjejë një zëvendësues për të në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, anëtari i Benfica, Alejandro Grimaldo është prioriteti për ‘Biankoneri’.
Po ashtu, edhe Raphaël Guerreiro është në mesin e alternativave për të zëvendësuar Sandro.
Mbrojtësi brazilian ka kontratë me Juventus vetëm deri në qershor të vitit 2023.
Juventus s’do ti ofrojnë rinovim kontrate lojtarit, pasi s’janë të kënaqur me paraqitjet e tij në sezonet e fundit.
Përparësia e Juventus është që edhe kontratat e Grimaldo dhe Guerreiro skadojnë në qershorin e 2023, prandaj një marrëveshje me njërin prej tyre është më e lehtë.

Related posts

Barcelona nuk heqë dorë nga ylli i Interit

Gazeta Max

30 vite të arta për Visar Musliun

Gazeta Max

Tri blerjet e mëdha të Milanit nëse ndryshojnë pronësi

Gazeta Max