GazetaMax
LAJME

Kasami dhe kryetarët e komunave nga Pollogu në inspektim në deponinë Rusino

Gostivar, 1 nëntor – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarët e komunave nga rajoni i Pollogut, ambasadoren e Zvicrës, ministrin për ambient jetësor dhe drejtorët e ndërmarjeve publike komunale, kanë vizituar sot deponinë Rusino në Gostivar, me qëllim për të inspektuar zbatimin e projektit të menaxhimit të integruar të mbeturinave, i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO, mbështetur nga INFRASTRUKTUR & UMWELT, në konsorcium me SEHLHOFF dhe BAR ECE, informon Zhurnal.

Projekti mbështet zbatimin e rregullimit të ri të mbeturinave në komunat e Pollogut dhe përmirësimin e organizimit të sistemeve rajonale dhe lokale të depozitimit të mbeturinave. Është krijuar që të sigurojë zgjidhje të avancuara për menaxhimin e mbeturinave, bazuar në konceptet dhe standardet e përshkruara në direktivat e BE-së dhe legjislacionin dhe politikën kombëtare të menaxhimit të mbeturinave, në përputhje me hartën e pranimit në BE.

Më pas është diskutuar se si mund të mbahet NPP Rusino, të ruhen rezultatet e projektit. Gjithashtu u prezantuan rezultatet kryesore të projektit të realizuara gjatë periudhës së zbatimit të projektit (shtator 2018 – dhjetor 2022) si dhe u diskutua sistemi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta për Rajonin e Pollogut.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/pfbid0sbdHERGJz53H4W1WkDd3bqXZfgnqQk1HxXjyqHo2fh22NtE3vc1ePuG4uvC7vwFWl

https://www.facebook.com/KasamiBilall/videos/504349271595279/

Related posts

Komisioni për punë të jashtme në Kuvendin bullgar dënoi dhunën ndaj bullgarëve

e-max

Procesi i riintegrimit dhe risocializimit është i rëndësishëm për përmirësimin e drejtësisë për fëmijët

e-max

Ligji i ri do të heqë pengesat për statusin e personave të paregjistruar në regjistrin e të lindurve

e-max