GazetaMax
LAJME

Kasami pret në takim biznesmenin shqiptar, Neshat Limani – ja për çfarë kanë biseduar!

Shkup, 4 Janar – Kreu i komunës Tetovës Bilall Kasami sot ka pritur në takim biznesmenin i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Neshat Limani.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Tetovës, në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit me kompaninë që udhëheq, e cila quhet “Limani Immo AG”.

Ja njoftimi nga komuna:

“Në hapësirat e komunës së Tetovës, kryetari Bilall Kasami mirëpriti bashkëatdhetarin Neshat Limani i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Në këtë takim kryetari Kasami informoi punën një vjeçare dhe transformimin që po e pëson Tetova nën udhëheqjen e tij ndërsa z.Limani si një biznismen i suksesshëm, një djalosh shembullor, me një firmë gjigande si “Limani Immo AG” premtoi bashkëpunim për ta bërë Tetovën tonë një qytet Evropian. Komuna e Tetovës është e hapur për të gjithë bashkëatdhetarët që si synim kanë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qytetit tonë qoftë nëpërmjet donacioneve por edhe të investimeve”, thuhet në njoftim.

Related posts

ARM modernizohet me ndihmën e SHBA, 78 milionë dollarë për pajisje dhe avancim të kapaciteteve

e-max

Një pjesë e Seravës në Çair sot pa ujë

e-max

Faturat e larta të rrymës rrezikojnë punën e hoteleve

e-max