GazetaMax
SPORT

Katar – Ekuadori, publikohen formacionet zyrtare

Mikpritësi i Botërorit, Katari do të hapë Botërorin 2022 me ndeshjen e parë të Grupit A. Botërori i FIFA me në fund ka arritur! Katari, të cilët do ta organizojnë edicionin e Botërorit 2022, do të fillojnë turneun ku ata do të luajnë kundër Ekuadorit në stadiumin Al Bayt në Al Khor, ndeshje kjo në kuadër të Grupit A.
Derisa dy Kombëtaret nuk janë në mesin e dy Kombëtareve të forta në botën e futbollit, ato janë shumë afër në rangimin e FIFA-së. Katari rangohet në pozitën e 50, kurse Ekuadori në pozitën e 44-të. Prandaj një ndeshje e barabartë pritet të ndodh.
Njëkohësisht ky është një moment historik për Katarin pasi që ata bëjnë debutimin e tyre në Botëror, derisa skuadra amerikano-jugore kthehet në këtë event pasi kishte munguar në Botërorin e 2018-ës. Katari do të bënte edhe më shumë histori nëse fiton kundër Ekuadorit, pasi që do të bëhej Kombëtarja e parë nga konferederata e Azisë që e fiton ndeshjen e parë të Botërorit.

Related posts

Bayerni arrin fitore ndaj Wolfsburg

e-max

Haaland, shumë i kënaqur te City: Është projekti më i mirë sportiv në futboll tash për tash

e-max

Fury: Më duhet të luftojë me Joshua para se të tërhiqem

e-max