GazetaMax
LIFESTYLE

Këngëtari Mentor Mushkolaj nderon dhe nuk i harron veteranët e këngës

Ky po që është respekt dhe nder për veteranët e këngës dhe një lajm i bukur. Këngëtari i muzikës së mirëfilltë shqiptare Mentor Mushkolaj kishte postuar dhe shkruar kështu : “Premtimin e folur e realizova, këtë mandolinë të markës Fender ja bëj dhuratë një këngëtari të mrekullueshëm nga Gjakova dhe idhull për të gjithë ata që e njohin këngën e vjetër popullore. Ai është ikonë e kangës shqipe ISMET BYTYQI- ÇKALA”. Ne shohim Mentorin këtu që ka me të vërtetë shpirt dhe zemër muzikanti ku ka menduar edhe për ata që është rritur me këngët e tyre, të cilët meritojnë shumë e më shumë. Kujtojmë që Mentori që kur ishte i ri kishte lidhje me Gjakovën, i cili aty ka përfunduar shkollën e mesme si teknik i Stomatologjisë, por pa harruar se është dhe qyteti që e lidh më së shumti artistin me muzikën e mirëfilltë shqipe. Çfarë shembulli i bukur të nderosh e të kujtosh ikonat e muzikës.

Related posts

Ky frut shëron kancerin

e-max

Mit apo e vërtetë – Sa dini për nikotinën?

e-max

Pse shqiptarët vuajnë më shumë nga tensioni i lartë? Ky është kujdesi që duhet bëni

e-max