Saturday, April 25, 2026

Lajmi në kohë reale

Këngëtarja Olgera Lleshaj përkujton babain në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta

Këngëtarja Olgera Lleshaj ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke përkujtuar babain e saj në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në postimin e saj, ajo shprehet se koha duket sikur është ndalur që nga dita kur ai është larguar, duke theksuar se mungesa e tij mbetet e njëjtë çdo ditë.

“Sot bëhen 9 vite pa ty, babi. Duket sikur koha ka ndalur që nga dita kur u largove… Më mungon çdo ditë”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo shton se, pavarësisht dhimbjes, gjen ngushëllim në kujtimet dhe ndjesinë e pranisë shpirtërore të babait të saj.

“Ngushëllohem me faktin që shikimi dhe zemra jote janë të ngulura thellë tek unë”, ka vijuar ajo në mesazhin prekës.

Në fund të postimit, Lleshaj shpreh besimin se një ditë do të takohet sërish me të atin, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Do të të dua përjetë. U prehsh në paqe, babi im i shtrenjtë.”

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10244281810240146&set=a.4234621703534

Latest Posts

Mos e humb lajmin