GazetaMax
LAJME

Kërstevska: me shtrëngimin gradual të normës themelore të interesit mbahet llogari për ekonominë

Shkup, 25 tetor – Shtrëngimi i politikës monetare duhet të adaptohet ndaj kushteve në ekonomi dhe në praktikë është më e përfaqësuar shtrëngimi gradual. Shtrëngimi gradual është edhe më i parashikueshëm për bankat, nga të cilat pritet t’i ndjekin sinjalet dhe gradualisht t’i aftësojnë normat depozitare të interesit. banka popullore zbaton rritje graduale të normës së interesit, me çka muajve të kaluar u tregua për rreziqet rreth inflacionit dhe në mënyrë konsekuente ndërmerren masa, ndërsa njëherit mbahet llogari edhe për ekonominë, thotë ekonomistja kryesore e Bankës popullore, Aneta Kërstevska.

Në intervistë për gazetën “Veçer” Kërstevska thekson se krahas rritjes së normës themelore të interesit, Banka popullore ndërmori edhe masa të tjera me të cilat gjithashtu ndikon ndaj sistemit bankar dhe ekonomisë (ndryshimet në shkallët e rezervës së detyruar, më saktësisht uljes së ndarjes së rezervës së detyrueshme për obligimet në denarë dhe rritjes së ndarjes për obligimet në denarë të bankave).

“Të theksojmë se me masën për lirim të bankave nga rezerva e detyruar për kreditë e sapomiratuara për financa të gjelbra, nxitet si kreditimi, ashtu edhe transformimi i ekonomisë drejt shfrytëzimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë, që është kyçe në këtë periudhë krize”, thekson Kërstevska.

Ajo thekson se në rrethanat e tanishme rreth inflacionit, posaçërisht është me rëndësi të stabilizohen pritjet, përkatësisht të sigurohen kushte për vendosje të çmimeve reale të prodhimeve nga ana e subjekteve ekonomike – çmime të cilat janë reflektim real i shpenzimeve rrjedhëse. Stabilizimi i pritjeve të inflacionit të konsumatorëve, nga ana tjetër, duhet të sigurojë kufizim të kërkesës shtesë dhe krijim ë rezervave, që gjithashtu mund ta ngrohë inflacionin.

“Për këto shkaqe, bankat qendrore në mbarë botën shohin nevojë të kontribuojnë për stabilizim të pritjeve të inflacionit, si parakusht i domosdoshëm për ndalje të inflacionit, Përmes ashpërsimit monetar, dërgohet porosi për kufizim të çfarëdo lloj presionesh ndaj çmimeve nga ana e kërkesës dhe kontribuohet drejt krijimit të ambientit në të cilin subjektet ekonomike sillen racionalisht, ndërsa jo sipas pikëpamjeve edhe pritjeve “të ngrohura”. Duket sikur për momentin bankat qendrore dhe institucionet ndërkombëtare financiare bashkohen në luftën rreth inflacionit si problem më i madh global, nga i cili varen pikëpamjet për rritje. Njëherit, të mos harrojmë se mu stabiliteti i çmimeve është ambienti më i mirë për investime dhe rritje ekonomike”, thotë Kërstevska.

Edhe pse është vështirë të flitet për lëvizje të mëtutjeshme të inflacionit në këto rrethana jashtëzakonisht të pasigurta globale megjithatë, siç thekson Kërstevska, me rëndësi për rrugën e ardhshme të inflacionit është fakti që projeksionet për inflacionin global nga të gjitha institucionet ndërkombëtare udhëzojnë për ngadalësim të tij gjatë vitit 2023.

“Kjo është mbështetur nga përpjekjet e përforcuara nëpër ekonomitë evropiane, por edhe në rajon, për transformim të sektorit energjetik dhe kalim drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë, si dhe masave tashmë të ndërmarra monetare në mbarë botën për ngadalësim të inflacionit dhe pritjeve të inflacionit”, thotë Kërstevska.

Related posts

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

e-max

Rusia publikon listën e vendeve armike, mes tyre dhe Shqipëria, Maqedonia…

e-max

Ofendime ndaj himnit bullgar, Borisov: Nuk kuptoni vlerat europiane

e-max