GazetaMax
SPORT

Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey

Kieran Trippier ka thënë se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey.
32-vjeçari anglez po diskutonte me Rio Ferdinand në kanalin e tij në YouTube “FIVE”, kur tema e shumë debatuar Casemiro përballë Partey u bë pjesë e bisedës.
Por, pasi Trippier tha se ai nuk mund të zgjidhte një fitues të qartë midis Casemiros dhe mesfushorit të Arsenalit, Ferdinand e inkuadroi në listë Ricen.
Kur u pyet për të zgjedhur mes Rice dhe Partey, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Arsenalit këtë sezon, mbrojtësi i Neëcastles tha: “Declan. Declan është i pabesueshëm”.
“Nuk e di nëse e keni shikuar ndeshjen një ditë tjetër kur luajtëm me West Hamin, por vetëm inteligjenca e tij, mënyra se si e qetëson lojën dhe si ec[n me top, dhe sa i fuqishëm është – magjepsëse”.
“(Ai është) i pabesueshëm, ndoshta një nga më të mirët në botë në atë që bën”, ka vazhduar ai.
Mbrojtësi i krahut më pas u pyet nëse ai do të merrte Ricen para Casemiros, një tjetër lojtar që konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të Ligës Premier aktualisht dhe përsëri, Trippier ishte shumë i shpejtë me përgjigjen e tij: “Po”. 

Related posts

Formacionet zyrtare: Kosova – Qipro

e-max

Napoli dhe Juve kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/2023

e-max

Liverpool- Manchester United, formacionet zyrtare

e-max