GazetaMax
LAJME

Kjo vjeshtë politike do të ketë emrin e Lulzim Bashës!

Përveç një turi zgjedhor për tu rikonfirmuar me 29 Korrik zyrtarisht në krye te PD-së duket qartazi se Lulzim Basha po e mirë shfrytëzon kohën e takimet e shumta për të adresuar publikisht mesazhet e tij poitike.

Mesazhet janë jo vetëm të qarta por ilaçi i vërtetë për të shëruar këtë situatë kanceroze politike e ekonomike që po kalon vendi.

Jemi përpara një mazhorance jo vetëm autokratike por dhe të diskredituar kombëtarisht e ndërkombëtarisht nga korrupsioni i padëgjuar qeveritar në ç’do segment të saj.

Përballë një foltore të paidentitet e të pa ligjeruar zyrtarisht e cila në vend të opozitarizmit ka zgjedhur rrugën e privatizmit thjesht për hallet e një njeriu i cili po e tejkalon dhe Luigjin e 14-të të Francës së dikurshme feudale.

Sanksionimi i deri tashëm ndëshkues nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe i Sali Berishës dhe shumë bahkëpunëtorëve e familjarëve të tij i ka vënë kapak avancimit të tij.

Ai po përpiqet përmes llogjeve e etiketimeve të genjeshtërta për tu viktimizuar në sy të atyre pak shqiptarëve që akoma vijojnë ti besojnë me verbëri.

Duke e vezhguar drejt e vlerësuar saktë situatën e rëndë z.Basha i është rikthyer rrugës së përballjes publike me të keqen e rrezikun që po përjeton vendi.

Me teza të sakta e të njëmendëta ai po artikulon doktrinën e shërimit e të fuqizimit të opozitarizmit e konservatorizmit, të një aleancën të gjerë me qytetarët për demokraci si alternativa e vetme në prag te greminës kombëtare të servirur prej 3 dekadash nga trekëndëshi, apo trinomi i diskredituar Berisha, Rama, Meta.

Asnjë manovër politike sado malinjë e dinake nuk mund ti zgjasë jetën këtij lidershipi bastard.

Edi Rama është i rrëzuar de fakto ndërsa Berisha -Meta janë të pashpresë e të tejdiskredituar.

Opozita e rikonceptuar, e ndihmuar dhe investuar nga SHBA-dhe aleatët e tjerë eroatlantikë me në krye Lulzim Bashën do të shndërrohet në një furtunë të shpejtë duke pastruar vegjetacionet hibrite e mutacionet e 32 viteve.

Natyrisht që nuk do jetë rrugë e lehtë.

Miliona para e argatë të korrupsionit kombëtar e konsipracioni ndërkombëtar janë në këmbë por demokratëve qëndrestarë do t’ju bashkohen shumica e shqiptarëve jo vetëm të zhgenjyer por në tejskajin e humbjes së shpresës.

Vjeshta po afron.

Ajo do të këtë emrin e Lulzim Bashës dhe PD-së!

Është vjeshta e demokracisë shqiptare.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=4406137956278982&set=a.1545879775638162

Related posts

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

e-max

Petrovska – Donfrid: SHBA-ja mbesin mbështetës i fuqishëm për zhvillimin e shtetit dhe të Armatës

e-max

Filloi sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup

e-max