GazetaMax
LAJME

Kolona të mërgimtarëve në Dheun e Bardhë, arrin në 3 mijë metra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se në pikën kufitare në Dheun e Bardhë gjatësia e kolonave të automjeteve që po presin të hyjnë në Kosovë nga Serbia, ka arritur në 3 mijë metra.

Derisa në pjesën dalëse nga Kosova për në vendin fqinj, gjatësia e kolonave ka arritur në 150 metra.

Një automjeti për të hyrë në Kosovë sipas të dhënave i duhet të pres 240 minuta, e për të dalë 60 minuta.

Derisa në mëngjes pika e Dheut të Bardhë ishte e vetmja që kishte kolona, është edhe një pikë tjetër kufitare që po ka probleme të tilla.

Fjala është për pikën kufitare në Muçibabë ku vozitësit që ia kanë mësyrë Kosovës, duhet të presin 90 minuta, ndërsa kolona e pritjes ka arritur në 800 metra.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.

Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të dyja vendeve.

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Related posts

Mbi 100 mijë të huaj morën nënshtetësinë përgjatë 30 viteve

e-max

Kërkesa e Britanisë së Madhe që krahas Ukrainës edhe Ballkani Perëndimor të ketë mbështetjen për mbrojtje nga Rusia, flasin ekspertët

e-max

Largimi i mjegullës nuk e uli nivelin e lartë të ndotjes në Shkup

e-max