GazetaMax
LAJME

Komuna e Tetovës ndanë një milionë denarë për popullin turk dhe sirian

Tetovë, 7 shkurt – Komuna e Tetovës njofton se në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, këshilli i komunës së Tetovës ndau mjete në vlerë prej 1 milion denarë (16.259) për popullin turk dhe sirian.

Nga komuna thonë se gjithashtu, u votua edhe propozim vendimin për formimin e Komisionit për përcjelljen e procedurës për grumbullimin dhe dorëzimin e ndihmës për vendet e përfshira nga tërmeti.

“Do formohen pika grumbullimi, ku qytetarët sipas vullnetit dhe mundësive do mund të ndihmojnë qytetarët turk dhe sirian me veshmbathje dhe gjësende të ndryshme. Po ashtu, së shpejti do hapet edhe një xhirollogari e veçantë, ku qytetarët të cilët kanë mundësi mund të ndihmojnë me mjete financiare. Turqia dhe Siria kanë nevojë për të gjithë ne!”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Tetova gjithashtu gjatë ditës së sotme ka dërguar nëntë zjarrfikës të trajnuar, të cilët do të ndihmojnë popullatën që janë prekur nga tërmeti në Turqi.

Related posts

Partisë “E Majta” i “djegë” që uniformat e policisë do të jenë edhe në SHQIP

e-max

Shtyhet seanca për rastin “Llaskarca”, mungoi inspektuesi Zekirija Zekiri

e-max

Blushi: Minoriteti maqedonas është një thesar për Shqipërinë

e-max