GazetaMax
LAJME

Konferencë “Ndërtimi i kapaciteteve të shkollave” me rastin e Ditëve të Erasmusit 2022

Shkup, 13 tetor – “Ngritja e kapaciteteve të shkollave” është titulluar konferenca që do të mbahet nga sot deri më 15 tetor në Shkup, në organizim të Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitetit, me rastin e Ditëve të Erasmusit 2022.

Siç kumtuan nga Agjencia Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, kjo konferencë organizohet me qëllim të ngritjes dhe përforcimit të kapaciteteve të shkollave, njohje të detajuar dhe të gjerë me mundësitë që ofron programi Erasmus+ dhe shkëmbim të ideve dhe praktikave të mira me përdorues tashmë me përvojë të Erasmus +.

Në hapjen e konferencës, paralajmërojnë, fjalime do të kenë zëvendëskryeministri për ÇështjeEevropiane Bojan Mariçiqi, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare Marko Gjorgievski.

Related posts

A mund të ketë mini-rekonstruim të Qeverisë? Pritet zëvendësimi i 4 ministrave !?

e-max

Korridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet/ Bekteshi: Projekt i rëndësishëm dhe gjigant infrastrukturorë

e-max

Kontrolle aksionare në objektet hotelierike – të arrestuar për drogë dhe armë në Shkup dhe Kumanovë

e-max