GazetaMax
LAJME

Kongresistja Holms Norton u bë anëtare e grupit për mbështetje të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 22 prill – Kongresistja Eleonor Holms Norton nga Distrikti i Kongresit të Kolumbisë është bërë anëtarja më e re e Grupit të Kongresit për Maqedoninë e Veriut dhe maqedono-amerikanëve, e cila angazhohet për përforcimin e marrëdhënieve strategjike SHBA-RMV, thonë nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase.

Kongresistja Holms Norton, e cila vjen nga Partia Demokratike, është gjithashtu një bashkësponsore e rezolutës, me të cilën shprehet mbështetjen për shpalljen e muajit shtator të vitit 2022 si “Muaji i trashëgimisë maqedonase amerikane” dhe festohet gjuha, historia dhe kultura maqedonase e amerikanëve të Maqedonisë dhe kontributi i tyre i jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara.

Grupi i Kongresit për Maqedoninë dhe amerikanët e Maqedonisë, aktualisht ka 36 anëtarë.

Related posts

Bekteshi: Qytetarët të jenë të qetë për çmimin e energjisë elektrike

e-max

Petrovska: Partneriteti në NATO është një mundësi tjetër për të treguar fuqinë e Aleancës

e-max

Sulmohet spitali onkologjik në Mykolayiv

e-max